MENU
klinika

Rritja e pagave për ligjvënësit e Kuvendit

Rama me pensionistët: Figura e deputetit është bërë zhele!

30.10.2024 - 12:29

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët në Durrës, komentoi kritikat për rritjen e pagës për ligjvënësit e Kuvendit.

Kreu i qeverisë u shpreh se figura e deputetit është bërë zhele, por shtoi se “shumica e tyre nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi”.

Kryeministri theksoi se edhe sikur të pezullohej Parlamenti, pagat e deputetëve tek pensionet kanë ndikim vetëm 30 lekë.

“Dhe sigurisht është muhabet kot, sepse nuk mund ta bëjmë hiq një gjë dhe shto një gjë. Nga ato paga merren sigurime shoqërore”, tha ai.

Edi Rama: Thonë hiqjani deputetëve fare, pse i marrin, pse i rriten pagat deputetëve, Për shkak të një numri të caktuar deputetësh, figura e deputetit është bërë zhele, shumica e deputetëve nuk e meritojnë fare këtë lloj perceptimi dhe në fund të ditës, pagat për Kuvendin janë paga për Kuvendin, pavarësisht se ç’mund të themi për disa deputetë e për disa të tjerë.

Por edhe sikur ta pezullonin fare parlamentin dhe të merrnin të gjitha pagat e deputetëve, ka ndikim 30 lekë, sikur ta pezullonin komplet qeverinë bashkë me deputetët, 30 lekë.

Dhe sigurisht është muhabet kot, sepse nuk mund ta bëjmë hiq një gjë dhe shto një gjë. Nga ato paga merren sigurime shoqërore.