MENU
klinika

Mesazhi i kryeministrit

Rama në New York: Diaspora, garante që mos të kthehemi më prapa!

27.10.2024 - 10:30

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pjesë nga mesazhi i tij dhënë një ditë më parë me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës.

Rama thotë se “Shqipëria ka bërë progres, por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë bashkë nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për të barë anëtare të BE”.

Kryeministri kërkoi votën e diasporës për zgjedhje e 2025, duke u bërë sic tha ai garantë që Shqipëria të mos kthehet më prapa.

“Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kuptoj është që shqiptarët këtu kanë ndihmuar shqiptarët, që kush ka ardhur përpara ka ndihmuar ata që kanë ardhur prapa. Prandaj diaspora sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur. Duhet të bëhen garant me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më prapa. Prandaj kam ardhur këtu për tju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur 1 dekadë më parë për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030, duke e bërë të pakthyeshme rrugën e Evropës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë atë që cdo shqiptar në Amerikë apo Evropë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet, duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton e punon këtu në Amerikë apo në Evropë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama thirrje shqiptarëve në SHBA të investojnë në atdhe

“Shtëpia e gjyshit do ju japë më shumë fitime se sa rroga që merrni këtu”