Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të pranohen më deklarime pagash “që nuk i besojmë”, duke shtuar se do të analizohet tregu.
Kreu i qeverisë paralajmëroi sipërmarrësit se nëse nuk reflektojnë “do të duhet të përballen me situata siç u përballën hajdutët e energjisë elektrike”, duke shtuar “deri në kolaps të kompanisë”.
“Nuk do të pranojmë në deklarime pagash të cilat nuk i besojmë, shumë e thjeshtë, mbi bazën se çfarë thonë analizat e tregut.
Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë lekë pagë që nuk ekziston fare, duhet të kuptojnë që nuk do ju pranohet, do ju thuhet plotësoje se ke një gabim.
Dhe nëse nuk do ta reflektojnë do të duhet të përballen me situata siç u përballën hajdutët e energjisë elektrike, deri në kolaps të kompanisë. Për çfarë? Për të mos u paguar haraçin pensionistëve”, tha Rama.