MENU
klinika

Kur pritet të ndryshojë moti

Reshje shiu e shtrëngata/ Qarqet më të rrezikuara

10.10.2024 - 15:40

Pasditja e sotme dhe ditën e premte do të vijojnë reshjet e shiut. Në Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë, reshjet pritet të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata. Specialistja nga Instituti i Gjeoshkenvace, Anira Gjoni tha se mund të krijohen edhe probleme të ndryshme në këto qarqe, sidomos në Durrës e Vlorë sa i përket lundrimit.

“Pasditen e sotme dhe nesër të vijojnë reshjet me intensitet të lartë në veri, siç është Shkodra dhe Lezha. Reshjet do jenë mesatare deri intensive, shoqëruar me shtrëngata. Gjithashtu në Kukës, Dibër, Durrës dhe në Tiranë, reshjet do jenë mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Nuk presim që të jenë me intensitetin si në Vlorë, por të premten presim që për shkak të shtrëngatave, mund të krijohen probleme të të ndryshme, vërshime të shpejta nga përrenj apo lumenjtë, ose vërshime të shpejta në qendrat urbane”, tha Gjoni.

Gjoni thotë se pasdite në Tiranë nuk priten reshje shiu. Ndërkohë, situata meteorologjike ndryshon në fundjavë në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut do t’i lënë vendin vranësirave.

“Në Tiranë pasditen e sotme nuk presim të kemi reshje. Të shtunën dhe të dielën nuk presim reshje. Do jemi nën ndikimin e vranësirave, por nuk presim të kemi reshje”, vijoi Gjoni.

Dy javët e mbetura të tetorit do jenë të shoqëruar me reshje shiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN