MENU
klinika

Lëvizja që po bën Putin

Rusia synon t’i japë fund dominimit të dollarit amerikan

16.10.2024 - 21:00

Rusia po synon të bindë vendet e BRICS-it që të ndërtojnë një platformë alternative për pagesat ndërkombëtare që do të ishte imune ndaj sanksioneve perëndimore, në takimin e liderëve të grupit në një samit javën e ardhshme.

Presidenti Vladimir Putin po kërkon që ta rrisë BRICS-in, i cili është zgjeruar duke përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut – si një kundërpeshë e fuqishme ndaj Perëndimit në politikën globale dhe tregtisë, raporton Reuters.

Samiti i 22-24 tetorit në qytetin e Kazanit po paraqitet nga Moska si dëshmi se përpjekjet perëndimore për të izoluar Rusinë kanë dështuar. Ajo dëshiron që vendet e tjera të punojnë me të për të riparuar sistemin financiar global dhe për t’i dhënë fund dominimit të dollarit amerikan.

Në qendër të kësaj është propozimi për një sistem të ri pagesash të bazuar në një rrjet bankash komerciale të lidhura me njëra-tjetrën përmes bankave qendrore BRICS, sipas një dokumenti të përgatitur nga ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Rusisë, shpërndarë gazetarëve përpara samitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe