28.10.2024 - 18:16
Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, ku deputetët e PD që nuk janë të përjashtuar kanë bllokuar foltoren.
Deputetët demokratë kanë ndezur zhurmues dhe nuk kanë lejuar socialistët që të flasin nga foltorja.
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.
Ndërsa deputetët e përjashtuar janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.