MENU
klinika

Hapet gara

Shpallet thirrja për interes për pozicionet vakante të 12 drejtuesve policorë të qarqeve

21.10.2024 - 11:20

Ditën e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda shpalli zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve. Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në Komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim, ku shprehin interesin për të aplikuar.

“THIRRJE PËR APLIKIM PËR POZICIONIN ‘DREJTOR I DREJTORISË VENDORE TË POLICISË’

Policia e Shtetit shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë”.

Punonjësit e interesuar që shprehin interesin për të aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë” dhe plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë brenda datës 29.10.2024, ora 16:30, pranë Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm”, njofton Policia e Shtetit në facebook.

“Shyqyr që ekonomia po na funksionon”

Rama-pensionistëve: Çdo fjalë që jap, e mas…

Cili do të jetë fokusi i diskutimit

PS e PD mbledhin sot kryesitë në të njëjtën orë

“Pensionet, çështja më e vështirë edhe në Gjermani“

Rama: Të imponohet rritja e kontributeve!

“Të angazhuar për një rritje më të shpejtë të pensioneve”

Ministri Malaj jep lajmin: Do të shtojmë bonusin e fundvitit

“Si me ata që s’paguanin energjinë…”

Paralajmërimi i Ramës për mos shlyerjen e sigurimeve