Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërriti sot rreth orës 15:00 në Kryeministri.
Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit kokë më kokë, Rama dhe Von der Leyen po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ursula: Jam e gëzuar teksa shoh se sa shumë që ka arritur Shqipëria për rrugëtimin në BE. I dashur Edi çfarë suksesi ky, hapja e grup kapitullit të parë. Ju keni treguar vizion durim dhe këto gjëra po tregojnë rezultatet e tyre. Të jeni të sigurt që zgjerimi do vazhdojë të jetë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi….3 çështje e para ka të bëjë me planit tonë të rritje të BP, ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët të BE për kompanitë e BP, këto reforma mbështeten nga ne me anën e investimeve shtese europiane. Shqipëria është një ptrej këtyre vendeve. Keni bërë punë të shkëlqyer për axhendat e reformave. Duhet të vazhdojmë me parafinacimin,,më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes do të marrë Shqipëria.