Deputeti Erion Braçe bëri ironi teksa u pyet për shtetin bektashi mos ka lidhje me ndonjë agjendë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Braçe tha në Studio Live se tashmë edhe nëse Rama ha vezë në mëngjes komentuesit do e lidhin me Vuçiç.
“Jam besimtarë nuk jam gjitholog. Në këtë aspekt dijen e nevojshme për të dhënë gjykim për këtë çështje. Me sa kuptoj nuk bëhet fjalë për shtet por për entitet në përputhje me kushtetutën.
Derisa të vijmë tek ndryshimi i kushtetutës do kemi mësuar. Por tani më mjafton të them që nuk jam gjitholog. Ka shumë që e bëjnë gjithologun. Që Rama është gjithnjë i përputhur me agjendën e Vuçiçit kjo dihet tani. Edhe kur Rama del duke ngrënë vezë në mëngjes, këta thonë edhe Vuçiç ha vezë në mëngjes”, tha Braçe.