MENU
klinika

VIDEO

Si reagoi Ilir Meta në momentin e arrestimit

21.10.2024 - 14:55

Presidenti i PL-së, Ilir Meta po kthehej nga Kosova dhe është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e BKH-së nga pika kufitare e Morinës, pasi është futur në territorin e Shqipërisë.

 

Agjentët e BKH-së dhe forcat e policisë u “maskuan” për të mos u zbuluar pasi përdorën automjete modeste për të lëvizur.

Ata kanë ndjekur makinën ku udhëtonte Ilir Meta nga Morina deri tek Kthesa e Kamzës, ku edhe iu vendosën prangat.

Dy mjetet ku udhëtonin efektivët i kanë bllokuar rrugën makinës ku ndodhej Presidenti i PL-së, ku njëri prej automjeteve të policisë, siç shihet në video ka qëndruar para, ndërasa tjetri pas.

Më pas agjentët e BKH-së dhe efektivët e Forcave Speciale e kanë nxjerrë nga makina me force dhe është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN