“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të ndalojmë kollën kronike tek fëmijët?
Mjeku: Kolla vjen si rezultat i ngacmimit që shkaktojnë nervat në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Kjo vjen zakonisht kur për shkak të ftohjes apo ndonjë infeksioni fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes pezmatohen.
Trajtimi i kollës bëhet sipas sëmundjes/patologjisë bazë që është përgjegjëse për kollën. Sot në treg qarkullojnë një gamë e gjerë shurupësh, medikamentesh e çajrash të ndryshme, të cilët frenojnë kollën dhe sekrecionet.
Por duhet të keni parasysh se marrja pa rekomandim, pa zbuluar shkakun e vërtetë nuk bën gjë tjetër veçse tjetërson klinikën dhe zgjat trajtimin real. Prandaj së pari rekomandohet bërja e një vizite tek mjeku specialist, dhe pas kësaj mund të përcaktohet edhe trajtimin i përshtatshëm për kollën tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.