MENU
klinika

Zgjedhjet në SHBA

Sondazhet më i ri i Reuters, kush po udhëheq, Harris apo Trump?

16.10.2024 - 09:31

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 5 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Donald Trump dhe demokratja, Kamala Harris. Një sondazh i ri nga Reuters/Ipsos e vendos Harrisin tre përqind përpara Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sipas sondazhit, demokratja ka mbështetjen prej 45 për qind të votuesve krahasuar me 42 për qind për ish-presidentin amerikan. Mes votuesve të mundshëm, 59-vjeçarja ka gjithashtu një avantazh prej tre për qind, gjegjësisht 47 me 44 kundrejt 78-vjeçarit. Vlen gjithashtu të theksohet se sondazhet kanë një marzh gabimi prej +/-3 për qind. Sondazhi gjeti ndryshime të mëdha në mbështetje midis disa grupeve.

Harris

Votuesit me ngjyrë, 84 – 11 për qind
Votuesit e moshës 18 deri në 34 vjeç, 57 – 37 për qind
Gratë, 55 – 41 për qind
Votuesit e bardhë me diplomë kolegji, 55 – 41 për qind

Trump

Votuesit rural, 75 – 23 për qind
Votuesit e bardhë pa diplomë kolegji, 65 – 33 për qind
Meshkuj, 56 – 40 për qind
Votuesit e bardhë, 56 – 42 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtetet ku kandidatja e ka të sigurt fitoren

Harris “ndryshon lojën”, harta elektorale do të rivizatohet

Një luftë bandash mund të shpërthejë në SHBA

A mund të dorëhiqet Biden para verës?


Radari që synon Iranin dhe sistemet antiraketë

Roli i bazës sekrete amerikane “Site 512” në Izrael

Çfarë është strategjia “Anakonda” e Pekini

Kina rrethon Tajvanin, harta e publikuar alarmon Uashingtonin

Paralajmërimi dramatik i shefave të inteligjencës

Gjermania e bindur, Rusia do të sulmojë NATO-n!