Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për sulmin terrorist në Ankara, ku kanë mbetur të vdekur të paktën pesë persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë në selinë e Kompanisë shtetërore turke të Aviacionit (TUSAS).
Përmes një postimi në “X”, kreu i qeverisë ka dënuar sulmin, ndërsa shkruan se Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
“Mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, thotë Rama.
We are deeply saddened by the reports of the dead and wounded in Ankaray
Albania stands with Turkey as two brotherly nations and NATO allies.
We strongly condemn terrorism in all its forms and remain fully convinced that the Turkish Republic will emerge stronger from such a…
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2024
Reagimi i Ramës
Jemi thellësisht të tronditur nga raportimet për viktimat dhe të plagosurit në Ankara. Shqipëria qëndron krah Turqisë si dy kombe vëllazërore dhe aleate të NATO-s.
Dënojmë ashpër terrorizmin në të gjitha format e tij dhe jemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga ky akt i pabesë ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.
Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, tha se autorët e sulmit në selinë TUSAS dyshohet se janë anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha të mërkurën para gazetarëve.
Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe një shpërthim në një vend pranë Ankarasë. Më herët Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy personat që kryen sulmin ishin vrarë në vendngjarje.