Reperja shqiptare Tayna, ka surprizuar nënën e saj së fundmi teksa i ka bërë dhuratë një makinë luksoze të tipit ‘Range Rover”.
Me anë të një video në TikTok, Taya rrëfen sesi i erdhi idea për surprizën deri tek dorëzimi i saj tek mamaja.
Ajo tregoi se një ditë me parë mamaja e kishte telefonuar dhe i kishte thënë se i është prishur makina, mirëpo Tayna i ishte përgjigjur se nuk ka para për momentin për t’i blerë një të re.
“Me thirr mami dje e me tregoi që e kish prish kerrin e thash nuk kam pare me ta ble, por sot kom vendos me ja bo surprizë këtë veturë,’ u shpreh ajo.
Në video shihet qartë emocioni i përjertuar nga nëna e reperes në momentin që ajo i dorëzon dhuratën të cilën kush nuk do ta donte në fund të fundit.
Gjatë montimit të videos reperja nuk ka nguruar të vendos një fragment të këngës “Kush ka vajza botën ka” të Irma Libohovës e cila është pritur me humor nga fansat.