MENU
klinika

Shembin gardhin metalik te Bashkia

Të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare

07.10.2024 - 20:35

Teksa po ecnin në zonën tek piazza pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.

Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë.

Nuk dihet pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë.

Teksa shkonin drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar, por edhe duke e sulmuar me sende të forta dhe lëndë djegëse, atë dhe institucionet e tjera afër, si Ministria e Infrastrukturës dhe e Brendshmja, protestuesit “gjetën kohën” të merreshin edhe me gardhin metalik rrethues të Bashkisë.

Të grupuar rreth gardhit betono-metalik, ata u përpoqën ta shkulnin dhe rrëzonin, duke harxhuar fuqitë për shkatërrim.

Dhe pasi ia arritën qëllimit, vijuan rrugën më tej për “misionin” e radhës.