MENU
klinika

Jehonë protestës së opozitës

‘The Washington Post’: Kërkohet qeveri teknike dhe lirimi i Berishës

07.10.2024 - 22:04

Mbështetësit e opozitës në Shqipëri protestuan sërish të hënën, duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet teknik, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, shkruan The Washington Post.

Opozita ka akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të votimeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit dhe të tjerëve.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zhvilluar protesta në parlament gjatë javës së kaluar pasi një koleg u dënua për shpifje dhe u burgos për një çështje që ata e konsiderojnë si të motivuar politikisht. Ervin Salianji ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët, të cilët kanë organizuar protesta ndonjëherë të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013, kërkojnë gjithashtu lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, ku ai u vendos gjatë një hetimi për korrupsion të dyshuar.

Mijëra protestues u mblodhën para godinës kryesore të qeverisë në Tiranë duke thirrur “Poshtë diktatura” dhe “Berisha, Berisha”. Pas një përplasjeje të shkurtër me policinë, ata hodhën kokteje molotov.

Jashtë selisë qeverisëse të Partisë Socialiste, ata hodhën përsëri kokteje molotov dhe dogjën një poster të kryeministrit, i cili drejton partinë. Të njëjtën gjë bënë edhe jashtë Ministrisë së Brendshme dhe bashkisë.

Jashtë parlamentit, policia përdori gaz lotsjellës për t’i larguar ata.

Qindra oficerë policie kishin zënë pozicione për të mbrojtur institucionet qeveritare. Policia tha se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të qytetit.

Policia tha se 10 oficerë u plagosën nga kokteje molotov, sende piroteknike dhe sende të forta. Disa protestues u panë me lot në sy nga gazi lotsjellës dhe disa u dërguan në spital, sipas mediave lokale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Policia përdor bomba tymuese për të shpërndarë…"

Media italiane ‘shuplakë’ Rilindjes: Godinat qeveritare në flakë


“Asnjë tubues nuk është lënduar, 3 efektivë ende në spital”

Ministri i Brendshëm: Protesta ishte e dhunshme! Reagimi i Policisë, në standardet europiane

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”

Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet deri te PE dhe KE

U bllokua në trafik për shkak të mosbindjes civile

Gruaja sjell në jetë foshnjën në makinë

Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve

Protesta e parë e opozitës në zbatim të mosbindjes civile!