MENU
klinika

“Kjo që ndodhi sot ishte një skenar i përsëritshëm”

Trazirat në Kuvend/ Analisti Kikia ‘ironizon’ opozitën

03.10.2024 - 15:39

I ftuar ditën e sotme në një program televiziv ishte analisti Mentor Kikia për të folur për kaosin që ndodhi në Parlament një orë më parë.
“Ajo që ndodhi sot ishte e pritshme pasi pas seancës së të hënës, me djegien e karrigeve të deputetëve jashtë sallës së

Parlamentit. U përjashtuan 24 deputetë të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe që me një vendim politik të kësaj partie ishte parashikuar që ata sot do të organizonin një protestë, duke tentuar të futen në sallë në mosrespektim të vendimit të kryesisë për përjashtimin e tyre. Është një skenar i cili është zbatuar edhe më herët, kujtojmë edhe një vit më parë kryesisht gjatë vjeshtës së 2023, kur opozita ishte në një kurs mardhënie agresive në tërësinë në Parlament.

Në mënyrë sistematike grupe deputetësh të opozitësh përjashtoheshin dhe më pas tentonin të futeshin në Parlament. Ishte një skemë e parë edhe më herët. Ajo që e bënë situatën më të rëndë është që kemi të bëjmë me numrin më të madh të deputetëve të opozitës të përjashtuar ndonjëherë dhe bëhet fjalë për një hapësirë kohe shumë të gjatë”, tha Kikia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar demokrat

Gazment Bardhi përfundon në spital me plagë në këmbë!

"Këtu ndahemi! Ata shkatërrojnë, ne mbjellim"

Deputetët e PD u vunë zjarrin karrigeve, Rama për tensionet në Kuvend


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin