MENU
klinika

"Vlerësoj angazhimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE"

Ursula von der Leyen mbyll vizitën në Tiranë me takimin me Presidentin Begaj

24.10.2024 - 10:44

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar momente nga takimi me presidentin Bajram Begaj mëngjesin e sotëm në Presidencë.

Von der Leyen mbylli vizitën e saj në Tiranë më takimin me Bagaj, ndërsa ka vlerësuar angazhimin e tij personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan ajo në “X”.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vizita e Presidentes së KE në Tiranë erdhi vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Reagimi i plotë

Faleminderit për një takim të mirë me Barjam Begaj. Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit.