MENU
klinika

"Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së"

Ursula von der Leyen ndan momente nga takimi me Ramën në kryeministri

23.10.2024 - 16:24

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e lumtur që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.


Përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

“Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet”, shkruan ajo më tej.

Reagimi i Ursula von der Leyen

Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ursula von der Leyen pritet me ceremoni në kryeministri

Nis takimi mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian!