MENU
klinika

Çfarë zbuloi akuza?

Vrasja e Egli Progës, burg dhe për 3 të dyshuarit e tjerë

14.10.2024 - 13:44

Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të akuzuar për kryerjen e veprës penale të moskallëzimit të krimit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Ditën e sotme kanë qenë dy prokurorët Dhorina Theodhori dhe Anjeza Kalanxhi ato të cilat janë paraqitur para gjykatës provat që kanë rënduar situatën për tre shtetasit.

Gjyqtarja Luljeta Kole ajo që ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke i lënë në burg pa afat të tre dëshmitarët okularë të ngjarjes ku humbi jetën Egli Proga.

Të tre të implikuarit janë dëshmitarët kyç të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku mbeti i vrarë Egli Proga, 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve.

Te tre shtetasit pasi janë janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori janë vendosur mbrapa hekurave pasi akuza ka zbuluar prova të reja që i bëjnë fajtorë të tre këta persona pasi sipas prokurorisë kanë dëmtuar rëndë vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje.

Sipas akuzës, Voltan Shulku pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit ku ka ndodhur ngjarja duke prishur provat kryesore të hetimit.

Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas prokurorisë janë fshirë disa pamje filmike nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat burime shtojnë se prokuroria ka mundur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kisha pirë gjithë ditën alkool”

Dëshmia e Denis Meçes: Egli Proga më shau…

U dhunua për vdekje pas një sherri në lokal

Zbardhet ngjarja ku humbi jetën 37-vjeçari në Pogradec