MENU
klinika

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

17.10.2024 - 21:00

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar detaje të “Planit të Fitores” të Ukrainës në atë që duket të jetë me të vërtetë një nga orët më të errëta të luftës gati njëmijëditore të luftuar kundër agresorit rus. Synimi i vendosur është të sjellë paqe “deri në vitin e ardhshëm”. Që në hapat e parë të fjalimit të tij ai denoncoi ekzistencën e një “koalicioni kriminal” të përbërë nga Kina, Koreja e Veriut dhe Irani në mbështetje të Moskës.

Një ide e përafruar me teorinë e Boshtit të së Keqes të krijuar nga amerikanët dhe për të cilën ata gjithashtu mund të bien dakord, por që disa vështirë se do ta pranojnë në hapat thelbësorë të planit. “Plani i fitores” i shumëpritur , i sjellë në vëmendjen e Rada Verkhovna, Këshillit të Lartë të Ukrainës, deri dje objekt spekulimi në lidhje me disa “detaje sekrete” të përmbajtjes së tij, përmbante një hap që aleatët kryesorë perëndimorë e kanë refuzuar gjithmonë të marrin në konsideratë, dhe që vështirë se do të jenë në gjendje ta mbështesin: futjen e Kievit në NATO përpara përfundimit të konfliktit.

“Plani i Fitores”

Kjo do të binte ndesh me pretendimet e Moskës, e cila për momentin krenohet me suksese të rëndësishme ushtarake në rajonin e Donetskut. Për Zelensky-n Rusia duhet të humbasë luftën kundër Ukrainës. Nuk mund të ketë ngrirje të frontit. Nuk mund të ketë shkëmbim në lidhje me territorin ose sovranitetin e Ukrainës, dhe aleatët e saj duhet të detyrojnë Rusinë të marrë pjesë në një samit të paqes dhe të jetë gati për t’i dhënë fund luftës. Për këtë qëllim, Ukraina do të propozonte vendosjen e “masave parandaluese strategjike jo-bërthamore” në territorin e saj.

Një pikë që detajohet në aneksin sekret të paraqitur ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Gjermaninë. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, konsensusi i perëndimorëve – veçanërisht i Shteteve të Bashkuara – për të përdorur armë me rreze të gjatë për të goditur objektivat ushtarake thellë në territorin rus; Sigurimi i burimeve shtesë ushtarake për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe për të ndaluar armët precize ruse që synojnë shkatërrimin sistematik të infrastrukturës kryesore, së bashku me një intensifikimi të mëtejshëm të sanksioneve kundër Rusisë janë piks “qëndrore” të planit. Operacioni në rajonin rus të Kurskut ka qenë gjithmonë pjesë e Planit të Fitores, kishte shpjeguar tashmë Zelensky. Sipas analistëve, plani i fitores i Zelensky synon të marrë miratimin përpara betimit të presidentit të ardhshëm të SHBA.

Reagimi i Kremlinit

Pasi mori parasysh planin e Zelenskit, Kremlini e ftoi Ukrainën të “zgjohej” sepse politika e Kievit është pa perspektivë. Rusët akuzuan presidentin ukrainas se ka propozuar një ” narrativë të konfliktit që është diametralisht e kundërt” me realitetin në terren. “Plani për fitore” i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky po e shtyn NATO-n në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova . Zakharova tha se plani që Zelensky paraqiti në parlamentin e tij do të çojë në një fatkeqësi për popullin ukrainas. Kremlini njoftoi më herët se është shumë herët për një koment më të detajuar mbi planin, por shtoi se Kievi duhet të “kthehet” dhe të kuptojë kotësinë e politikave që po ndjek.

Negociatat me Rusinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha po ashtu dje se Berlini dëshiron të eksplorojë mënyra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke lënë të kuptohet për mundësinë e negociatave me Moskën. Ai theksoi megjithatë se të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje të konfliktit duhet të bëhen në bashkëpunim me autoritetet në Kiev, shkruan AFP. “Kur na pyetën nëse do të bisedonim edhe me liderin rus, ne u përgjigjëm: “Po, për këtë bëhet fjalë”, tha Scholz. Nga ana tjetër, kryeministri sllovak Robert Fico tha se beson se ekziston një probabilitet i lartë që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti, transmeton TASR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shefi i Wagner mund të mos ketë vdekur....

“Fantazma” e Prigozhin endet akoma korridoreve të Kremlinit