05.10.2024 - 15:40
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në takim me qytetarët, teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025.
Kreu i PS-së shprehet se do të ketë një angazhim kapilar në çdo qark të vendit.
Rama thekson se në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030.
“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030 për #SHQIPËRINË2030🇦🇱 #KrenarpërShqipërinë #VetëmPërpara 🇪🇺 #SHQIPËRIA2030🇦🇱“, shkruan kryeministri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rama jep lajmin në asamble