A mundet që ta heqë administrata e Donald Trump nga lista “non grata” kryedemokratin Sali Berisha?
Ishte kjo një ndër pyetjet që Blendi Fevziu i drejtoi Berat Buzhalës në emisionin “Opinion” në Tv Klan që kësaj radhe është “zhvendosur” në New York
Për gazetarin Buzhala, administrata e Trumpit tanimë i ka duart e lira dhe mund të zhbëjë çdo gjë që është vendosur nga parardhësit e tyre. Më tej gjatë fjalës së tij, Buzhala thotë se është e padrejtë mbajtja e Berishës në “listën e zezë” të SHBA pasi thotë se nuk duhet të ishte aty.
Blendi Fevziu: Entuziazmi i Berishës vjen nga fakti që sanksionimi i tij si “non grata” që nga administrata Biden. A ka shanse që administrata e Trump ta heqë këtë vendim dhe a mund të ndryshojë diçka?
Berat Buzhala: Administrata Trump tani i ka duart e lira që të zhbëjë çdo gjë që e kanë bërë administratat e kaluara për të mbajtur çdo gjë që i leverdis këtyre. Besoj se nuk kanë asgjë kundër që ta heqin. Unë madje besoj që edhe Rama nuk ka asgjë kundër, nuk i pengon atij heqja e Berishës nga lista e zezë.
Edhe në komunikimet që kam pasur më herët me Grenell kemi diskutuar për Berishën. Ai thoshte që është e padrejtë mbajtja e Berishës në listën e zezë. Të gjithë e dimë që është e padrejtë mbajtja e Berishës në listën e zezë sepse nuk është prej tipave që duhet të ishte në listën e zezë. Për fatin tonë, Trump nuk është ideolog. Qasja e Trumpit është “kush më do mua, unë e dua atë”.