MENU
klinika

Dërgesa e dytë nga Italia me refugjatë

Anija “Libra” mbërrin në Shëngjin me 8 emigrantë në bord

08.11.2024 - 11:01

Anija “Libra” ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit me 8 emigrantë në bord.

Anija me refugjatë u ankorua në port rreth orës 08:00 dhe më pas emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të kontrollit në qendrën në Shëngjin për t’u transferuar në kampin në Gjadër.

Sipas La Repubblica, emigrantët janë kapur në ujërat ndërkombëtare të kanalit të Siçilisë.

Raportohet se në anijen e marinës janë gjashtë egjiptianë dhe dy të mbijetuar nga anija e përmbytur nga Bangladeshi.

Fillimisht ishte planifikuar drejt Shqipërisë të dërgoheshin 9 persona, por një prej tyre, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë e moshuar dhe me shëndet të dobët.

Gjyqtarët në Itali vazhdojnë të refuzojnë transportin e azilkërkuesve drejt vendit tonë, pavarësisht dekretit të miratuar nga qeveria italiane që ripërcaktoi listën e vendeve të sigurta me ligj.anija Libra refugjate emigrante itali shengjin gjader11

Në dërgesën e parë në Shqipëri, më 16 Tetor, u transportuan 16 emigrantë, ku 4 prej tyre u kthyen menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur.

Me një vendim të Gjykatës së Romës, u dërguan në Itali edhe refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipi që ishin akomoduar në ambientet e kampit të Gjadrit.anija Libra refugjate emigrante itali shengjin gjader10

Vendimi për kthimin e tyre në Itali u mor nga Gjykata e Romës më 18 Tetor, bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata italiane urdhëroi qeverinë italiane të riktheheshin në Itali të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi që ishin strehuar në Gjadër.

Pasi iu nënshtruan procedurave në kampin në Shëngjin u vendosën në bordin e anijes së Rojes Bregdetare italine që bëri transportin e tyre drejt portit të Barit. anija Libra refugjate emigrante itali shengjin gjader9

Qeveria italiane ka ngritur dy qendra pritëse në Shqipëri, marrëveshja e parë e këtij lloji, sipas të cilës një vend i Bashkimit Evropian i dërgon emigrantët në një vend që nuk është pjesë e bllokut, në përpjekje për të penguar emigracionin e paligjshëm.

Sipas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta. Për momentin kampi i Gjadrit mund të presë deri në 400 migrantë, ndërsa zgjerimi i kapaciteteve do të vijojë në një fazë të dytë.

Brenda kampit funksionojnë tre zona. E para, dhe më e madhja, është qendra ku migrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për kërkesën për azil. Në një tjetër zonë, me disa dhjetra shtretër, është destinuar për ata të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të duhet të riatdhesohen. Ndërsa një tjetër hapësirë është transformuar në një burg të vogël, për rastët e mirantëve që mund të kryejnë krime brenda kampit.anija Libra refugjate emigrante itali shengjin gjader8

Italia ka thënë se vetëm burrat “jo të cenueshëm” që vijnë nga vendet e klasifikuara si të sigurta, do të dërgohen në Shqipëri.

Sipas marrëveshjes deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, për sa kohë që ata vijnë nga lista e vendeve të sigurta. Për emigrantët nga këto vende ka kufizime të ashpra për përfitimin e azilit.

Qendrat do të strehojnë vetëm burra të rritur, ndërsa personat e cenueshëm si gratë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës, do të strehohen në Itali. Familjet nuk do të ndahen.

Marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar nëntorin e kaluar nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, është përshëndetur nga disa shtete që, si Italia, përballen me një barrë të rëndë refugjatësh.

Marrëveshja u mbështet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si një shembull i “të menduarit jashtë kutisë” në trajtimin e çështjes së migrimit në Bashkimin Evropian. Por ajo është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si një precedent i rrezikshëm.

Kryeministri Rama e ka bërë të qartë se asnjë vend tjetër nuk do të mund të ketë qendra të tilla në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është mirënjohëse për dhjetëra mijëra shqiptarë që u mirëpritën nga Italia pas rënies së komunizmit në vitin 1991, ose mbështetjen e ofruar nga Roma gjatë trazirave ekonomike të vitit 1997 dhe pas tërmetit të vitit 2019.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë