Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë brenda dhe jashtë vendit që të aplikojnë për misionin diplomatik në Bruksel, që siç thotë ai ka hapur dyert.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton të gjithë që të japin kontributin e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian! APLIKONI dhe KONKURONI”, shkruan Rama.
Linku👉https://punetejashtme.gov.al/…/thirrje-per-shprehjen-e…/