MENU
klinika

Fillon “Mirëmbrma yje”

Arbana ka dy fjalë përpara nisjes së programit

14.11.2024 - 17:00

Në mbrëmjen e sotme, nis programi më i ri i Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje”, lidhur me të cilin ju kemi bërë me dije dhe më herët.

Sakaq, pak momente më herët Arbana ka ardhur me një reagim në rrjete sociale teksa i ka dedikuar dy fjalë programit dhe të gjithë personave që janë gjendur aty për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Në një postim në të cilin ka ndarë disa fotografi rreth prapaskenave të xhirimeve, Arbana shkruan përbri:

“Sonte nis “Mirëmbrëma yje” një program që e kam shumë përzemër për atë çka përfaqëson për mua që shpresoj të përçohet dhe tek ju.

Një hapësirë me energji të mira, njerëz frymëzues, histori të padëgjuara, muzikë “prej vërteti” dhe të qeshura nga shpirti. Kam dashur të bëj një program që kur të mbarojë të lërë një shijë të mirë tek njerëzit dhe uroj me gjithë zemër te arrij këtë që është pikësynimi im i vetëm. Nuk do t’ia kisha dalë dot pa partnerë dhe bashkëpunëtorë që besuan në këtë projekt pa patur asnjë “frame” para syve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthimi në ekran i moderatores pas rreth një viti larg televizonit

Të ftuar VIP dhe surprizat, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit!