MENU
klinika

“Po përdoret gaz lotsjellës ndaj protestuesve”

Belind Këlliçi: Dhunë shtazarake, ne do të qendrojmë këtu…

26.11.2024 - 19:40

Në një prononcim për News 24 Blelind Këlliçi thotë se sot në protestën e opozitës policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër qytetarëve dhe drejtuesve të PD-së.

Këlliçi tha se është hedhur gaz lotsjellës edhe kundrejt tij, ndërsa bëri të qartë se qytetarët do vazhdojnë protestën dhe se nuk largohen.

Më tej ai tha se nga përplasjet ka protestues të lënduar. Mes të lënduarve sipas tij është edhe kryetarja e degës 9 të PD në Tiranë.

Belind Këlliçi: Këtu ka ardhur ky autobot është përdorur kundër protestuesve, por mbi të gjitha është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj kundër protestuesve, drejtuesve të PD, kundër meje. Kjo dhunë e sotme tërësisht jo proporcionale…I kemi bërë thirrje me megafon policisë se nuk kemi ardhur këtu për tu përplasur me ju, nuk kemi ardhur për konflikt, qëndroni në punën tuaj ne do qëndrojmë në punën tonë…Dhunë shtazarake.. Ka persona të plagosur, është lënduar kryetarja e degës 9 nuk ka marrë akoma veten.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile. Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’jemi kriminelë, nuk ka arsye që të dhunohemi"

Bardhi qëndron para autobotit me ujë: Protesta, e ligjshme!