MENU
klinika

Çfarë i ndodhi brenda sallës së Parlamentit

Deputeti i PD-së merret me ambulancë nga Kuvendi

14.11.2024 - 13:37

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, është marrë me ambulancë nga Kuvendi gjatë seancës së sotme parlamentare.

Raportohet se ligjvënësi i PD-së ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar në spital.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, Lefter Gështenja shihet teksa shoqërohet drejt ambulancës.

Dyshohet se deputeti demokrat ka shfaqur probleme me hernien.