MENU
klinika

Vetëm 41 pikë!

Diferenca e ngushtë që i dha “Topin e Artë” Rodrit dhe jo Viniciusit

08.11.2024 - 21:24

Gazeta franceze “L’Equipe” ka publikuar sot listën e plotë të votimit për “Topin e Arte”, duke zbuluar se diferenca mes spanjollit Rodri që mori çmimin dhe brazilianit Vinicius që doli i dyti, ka qenë me të vërtetë minimale.

Vetëm 41 pikë kanë ndarë vendin e parë nga i dyti dhe duke llogaritur se gazetarëve të jurisë i kërkohej që të votonin me 15 pikë vendin e parë, është e qartë që çdo zgjedhje kishte një rëndësi të madhe për fatin e këtij votimi.

Bie në sy se edhe vendi i tretë, Xhud Bellingam ka qenë me një kuptë të lartë pikësh, 917, gjë që vërteton deri diku pretendimet e organizatorëve se prania e shumë kandidatëve nga e njëjta skuadër, Real Madrid, i kanë prishur punë njëri-tjetrit.

RENDITJA

1- Rodri – 1170 pikë
2- Vinicius Zhunior – 1129
3- Xhud Bellingham – 917
4- Dani Karvahal – 550
5 – Erling Haland – 532
6 – Kilian Mbape – 420
7 – Lautaro Martinez – 402
8 – Lamin Jamal – 383
9 – Toni Kros – 291
10 – Herri Kejn – 201
11 – Fil Foden – 157
12 – Florian Virtz – 101
13 – Dani Olmo – 86
14 – Ademola Lukman – 82
15 – Niko Uilliams – 73
16 – Granit Xhaka – 60
17 – Federiko Valverde – 58
18 – Emiliano Martinez – 28
19 – Martin Odegard – 16
20 – Hakan Çalhanollu – 15
21 – Bukajo Saka – 14
22 – Antonio Rudiger – 13
23 – Ruben Dias – 8
24 – Uilliam Saliba – 8
25 – Kol Palmer – 7
26 – Deklan Rajs – 5
27 – Vitinja – 5
28 – Alehandro Grimaldo – 2
29 – Artem Dovbik, Mats Humels – 0

Trajneri i shkon në spital për vizitë

Mesfushori i Fiorentinës del nga intubimi

Ismajli mbetet më i kërkuari në Itali

Shifra që kërkon Empoli për mbrojtësin e Kombëtares

Siti tabu, Liverpuli i ka mundur vetëm një herë…

Statistikat/ Supersfida e javës!