MENU
klinika

Hyn në histori si Presidenti i dytë i SHBA me 2 mandate jo të njëpasnjëshme

Donald Trump drejt rrugës për të udhëhequr sërish Amerikën

06.11.2024 - 09:28

Donald Trump parashikohet të fitojë zgjedhjet presidenciale, teksa ka siguruar dy shtete kyç Georgia dhe Karolinën Karolinën e Veriut, si edhe po udhëheq në të gjitha shtetet e tjera të fushëbetejës.

Rruga e zëvendëspresidentes Kamala Harris drejt fitores po ngushtohet dhe fitimi në Pensilvani është i domosdoshëm, por ky shtet kyç gjithashtu parashikohet të fitohet nga Trump.

Donald Trump, sipas projeksioenv të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme që nga Grover Cleveland në 1892 dhe vetëm i dyti në histori.

Ai u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

Trump humbi garën përballë Presidentit Joe Biden në vitin 2020 gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikandidoi për Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati dy-vjeçare, duke u zotuar “Ta bëjmë Amerikën të Madhe edhe një herë”.