MENU
klinika

“S’kemi qenë të verbër nga organet e vettingut”

Drejtuesi i SPAK: Shqetësimi ynë s’janë prokurorët e shkarkuar, por ata të konfirmuar në detyrë

25.11.2024 - 12:40

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani është shprehur se shqetësimi i SPAK nuk janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, por magjistratët e konfirmuar në detyrë.

“Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi riregjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale të korrupsionit.

Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve te vettingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna.

Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyre dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive”, u shpreh drejtuesi i SPAK.