MENU
klinika

(EMRI)

Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit

20.11.2024 - 21:20

Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

Vendimi është marrë sot nga Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministries së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Kujtojmë se Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion është krijuar së fundmi pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Pas vendimit që qeverisë për ta krijuar, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se do kjo strukturë ka si qëllim uljen e korrupsionit në administratën publike.

Manja shtoi se shumë shpejt do të ketë raste konkrete korrupsioni në administratë që do të bëhen publike dhe do të denoncohen në SPAK.

VKM:

V E N D I M

PËR

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.