MENU
klinika

U merrnin para studentëve në këmbim të notës

EMRAT/ Detaje nga shoqërimi i pedagogëve të Universitetit të Elbasanit!

01.11.2024 - 17:40

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me shoqërimin e 7 pedagogë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan dhe një sekseri, të cilët u merrnin para studentëve në këmbim të notës.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmojnë për Neës24 se për dy nga 8 të shoqëruarit do lëshohet urdhër arresti me burg.

Ndërsa për të tjerët do kërkohet masa “detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe tashmë janë janë pezulluar nga detyra.

Për disa orë në ambientet e universitetit ishin prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët sekuestruan dokumentacionin, pamje filmike, dëshmi dhe mjaft prova te tjera. Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar për këtë rast derisa të përfundojnë procedurat e marrjes në pyetje.

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzohen për korrupsion nga studentët

Arrestohen disa pedadogë të Universitetit të Elbasanit