Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një 14-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur, pas një sherri mes të rinjve.
“Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat. Aq tronditje sa familja e të ndjerit kanë dhe të tjerat. Ne kemi pafund raste. Të vajzave që janë abuzuar në shkollë, kanë tentuar vetëvrasjen për shkak të bullizimit, të fotove intime. Kjo ngjarje nuk duhet pranuar aq thjeshtë.
Jam në një alarm gjatë gjithë kohës e shqetësuar për vajzën time. Sado ta kesh edukuar fëmijën brenda mureve të shtëpisë, nuk e kontrollon dot. Jemi në emergjencë kombëtare.
Në këtë moshë fëmijët shfaqin problematikat e tyre. Duhet të shtyjmë pozitivisht gjërat për të ecur përpara. Urgjencës Kombëtare iu desh një kohë e gjatë për të shkuar në vendngjarje. U transportua nga pronari i një biznesi aty afër sepse ambulanca po vononte. Të gjitha këto elementë e bëjnë situatën shumë dramatike.
Ndonjëherë mund të kesh fëmijë të shkëlqyer, por nëse ky fëmijë nuk është i garantuar, shteti nuk ia garanton jetën, për fat të keq mund të bjerë pre e ngjarjeve të tilla. Kjo ngjarje duhet ti bëjë institucionet të reflektojnë, të mos kalohet si sherr të rinjsh.”, tha Lala.
Ndërsa avokati u bëri apel prindërve të tregojnë kujdes.
Avokati: Do t’i bëja një thirrje prindërve sepse përgjegjësia nuk duhet lënë vetë të të tjerët. Të jenë të kujdesshëm me përdorimin e rrjeteve sociale, rrethi shoqëror me të cilin shoqërohen.