MENU
klinika

“Donim të ndalonim çnjerëzoren”

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

13.11.2024 - 21:57

Gjenerali amerikan Wesley Clark thotë se është krenar për operacionin që udhëhoqi, që pasoi me paqen në Kosovë. Në një lidhje live për emisionin “Real Story”, ai vlerësoi përparimin e rajonit të Ballkanit.

“Jam shumë i gëzuar që ishim të suksesshëm në sjelljen e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ishte një grup I madh njerëzish përveç nesh, që ishin pjesë e këtij operacioni, grup i madh pune sepse pamë një krim të madh dhe padrejtësi që po kryhej. Ishte çnjerëzore dhe ne donim që të ndalonte, që njerëzit në rajon të kishin paqe dhe siguri. Për këtë arsye 25 vite më pas rajoni ka qenë përgjithësisht në paqe. Jam krenar për njerëzit në këtë rajon që kanë bërë këtë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh gjenerali.

Më tej, ai shtoi se Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe të vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.

“Nuk më pëlqen të shoh tensione, të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet të njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviç, ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë. Pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri tjetrin. Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe njerëzit shqiptare, të pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar.”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri


Qeveria e Kosovës kundër: Ndez konflikt të gjerë në Ballkan

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë nën “petkun” e shkëmbimit territorial?

“Kush del i fundit, le t’i ndalë dritat”

REL: Kërkesat për azil rriten pas liberalizimit të vizave

Analiza e REL: Qëndrimi i tij ndër vite për Kosovën

Rubio dhe mbështetja për Ballkanin në mes të tensioneve globale!

Nga shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi tek...

Fitorja e Trump hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan