MENU
klinika

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit

Gjykata merr vendimin për pedagogët dhe sekserin

05.11.2024 - 14:11

Gjykata Elbasan ka nxjerrë nga qelia 6 pedagogët e Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’, duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa la në burg sekserin. Ndërsa një tjetër pedagog është ende në kërkim.

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..

Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Pedagogët

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri
8- Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur ne kerkim)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN