MENU
klinika

“Të largohen nga qendra e Gjadrit!”

Gjykata në Romë pezullon ndalimin e 7 emigrantëve që u sollën në Shqipëri

11.11.2024 - 20:20

Gjykata në Romë ka vendosur pezullimin e ndalimit të 7 emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi që u sollën në Shqipëri të premten, duke dhënë urdhër që ata të largohen nga qendra e Gjadrit dhe të rikthehen sërish në Itali.

Në vendimin e gjykatës së Romës thuhet se kjo çështje i referohet Gjykatës Evropianë të Drejtësisë.

7 emigrantët e sjellë në qendër të premten e kaluar do të lirohen në orët në vijim dhe do të transferohen në Itali, duke mbërritur në Brindisi, shkruajnë mediat italiane.

“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Romës.

Një vendim i mëparshëm i gjykatës anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve të parë në kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane.

Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i gjykatës dhe debatet e forta që la pas

72 orë në Lezhë! Emigrantët nisen për në Itali