Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për të pranuar humbjen e zgjedhjeve dhe për ta uruar për fitoren e tij, ka thënë një ndihmës i lartë i Harris, raporton Sky News.
“Ata diskutuan rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”, tha ndihmësi.
Harris kaloi mëngjesin dhe pasditen duke punuar në fjalimin e saj që pritet të mbahet rreth orës 21:00.
Një nga ndihmësit e fushatës së Harris tha se ata kishin shpenzuar kohë duke punuar për një fjalim që do t’i thoshte publikut të “përmbahet” dhe të jetë i durueshëm, për shkak të pritshmërisë se rezultati i zgjedhjeve mund të zgjasë më shumë për t’u njohur, si në vitin 2020.
Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.
Me një fitore në Uiskonsin, Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.
Mëngjesin e së mërkurës ndërsa ende po numëroheshin votat, Trump shpalli fitoren në një tubim në Florida.
“Kjo ishte një lëvizje që askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë dhe sinqerisht, kjo ishte, besoj, lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave”, u tha Trump mbështetësve të tij.