Shqipëria humbi dje 1 me 2 kundër Ukrainës në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një rezultat që i kushton shumë kuqezinjve, pasi edicionin e ardhshëm në Ligën e Kombeve do të luajnë në ligën C.
Në konferencë për shtyp trajneri Silvinjo nuk e fshehu zhgënjimi. Megjithatë braziliani e lidhi zhgënjimin me fatin e keq, për grupin e vështirë në të cilin ra Shqipëria.
Rënia në Ligën C është mungesë e personalitetit, nënvlerësimit të kundërshtarit apo mos administrimit të euforisë pas ardhjes nga Europiani?
“Eksperienca është pjesë e së gjithës, kur rritesh në nivele gjen ekipe që nuk të falin në gabime që mund të bësh. Ne duhet të përmirësohemi, të gjejmë ekuilibër për skuadrën, duhet të punojmë shumë.
Nuk mund të flas për lojtarët sepse çdo gjë që kemi kërkuar në fushë e kanë bërë. Ishte një grup shumë i vështirë, ndoshta më i keqi që mund të kishim. Për diferencën e golave kalojmë në Ligën C, për një gol ndoshta do të ishim duke festuar. Në fillim të ndeshjeve, Gjeorgjia luante për vendin e parë, tani është në të tretin, i tillë është grupit.
Nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, pavarësisht se jemi munduar dhe kemi qenë më brenda me ekipin në pjesën e parë. Duhet të përmirësohet qasja përsa i përket personalitet, si futemi në lojë. Ndeshje të tilla të kushton shumë. Është proces rritje dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh Silvinjo.