MENU
klinika

"Serbia ‘Kali i Trojës’"

Influenca ruse në Ballkan: Shqipëria më qëndrestarja!

18.11.2024 - 17:52

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor duket se çdo ditë e më shumë po merr vëmendje në tryezat e diskutimit të shoqërisë civile në Shqipëri. Shefi i Qendrës Europiane, Marshall Majori General Barre R.Seguin akzuoi Rusinë për kaos në rajon, por sipas tij, Shqipëria është vendi më qëndrestar ndaj influencës së Moskës.

“Rusia begaton kaos kudo. Dua ta përgëzoj Shqipërinë për qëndresën që ka bërë ndaj sulmeve ruse. Influenca ruse nuk është kaq e lartë në Shqipëri, të kunderten kemi gjetur ne vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu ju përgëzoj që keni nisur të ngrini hapësira juridiksioni për ti bërë ballë sulmeve keqdashëse”, tha Marshall Majori General Barre R.Seguin.

Kosova mbetet pika më dekliakte përballë sulmeve ruse ndaj Ballkanit perëndimor.

Të pranishëm në tryezë ishin këshilltari i politikave të jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU gjermane si dhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi. Ata sollën shembuj se si mund të parandalohen ndikimet ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe ne si Gjermani kemi sulme ruse, ndikime keqdashëse. Vendet e Ballkanit Perëndimor ne duam ti kemi si aktor të brendshëm, përballë këtij agresioni, pra ti kemi në Bashkimin Europian”, tha këshilltari i politikave të jashtme të grupit parlamentar të CDU/CSU gjermane.

Në tryezën e diskutimit u ra dakort se Rusia në Ballaknin Përndimor, ‘Kalin e Trojës’ për të realizuar sulmet dhe influencat, ka Serbinë.