MENU
klinika

“Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta”

Karamuço: Jo të gjithë deputetët kanë certifikatë sigurie!

14.11.2024 - 11:40

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mund të nxirrte sekrete të forta, referuar mbledhjes së komisionit të Sterilizimit.

Ndër të tjera Karamuço tha se jo të gjithë deputetët kanë certifikata sigurie.

“Personi që futet në Kuvend i hiqen prangat, nuk ka asnjë element rrezikshmërie që personi ikën. Personi mbahet nga ora 10:00 deri vonë. Komisioni ka siguruar dosjen e GJKKO. Aty ka fakte penale që po ecin, janë në hetim. Një pyetje që ka bërë Beqaj ka thënë ‘ është marrë leje që të flas?”. “Po, po kemi marrë”, ka thënë kryetarja.

Çfarë përbën dosja? Dosja ka dhe sekret hetimor. A janë të gjithë anëtarët hetimor me certifikatë sigurie? Jo nuk janë të gjithë. Nëse është e vërtetë kjo është shkelje e rëndë, shkon në burg. Konsumon vepër penale.

Unë i referohem ligjit dhe ligji është shumë i saktë. Hiq anën politike që tha Curri, ‘spektakël’. Që në fillim Beqaj u ka thënë ‘këto që do më bëni…”. U shqetësova që është siguruar dosja që nuk i përket të këqyret aq shumë.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kjo botë do të ishte më e bukur pa shpifje..."

Aludimet për një video të saj intime, Luana Vjollca reagon sërish


Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë