MENU
klinika

Rama në Komisionin ‘Xhafaj’: Ambicien e BE-së mund ta realizojmë duke...

“Kontributi në procesin e integrimit do të jetë i pazëvendësueshëm”

27.11.2024 - 14:36

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në tryezën e IX të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, ka folur për procesin e integrimit në BE, duke thënë se produkti i këtij komisioni do të jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ky komision dhe çfarë do të dalë do të jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo e bën kontributin e ekspertëve, historik”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal dhe te çështja e pronave, duke thënë se falë teknologjisë mund të realizojmë ambicien për BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me këtë aspekt.

“Sot është e mundur të realizojmë ambicien për BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me pronën sepse sot kemi me vete bekimin e kohës falë teknologjisë. Nëse duk do të kishim këtë bekim.

Kadastra duke pasur teknologjinë mund të bëjë hapin e fundit për të mbyllur këtë proces. Nuk është barcaletë, por shembull real. Rasti i një konflikti prone që shkon në gjykatë dhe gjykata disponon hartën. Dhe harta nga palosja kushedi sesa herë, në cepat e palosura kishte vrima dhe vendimi i gjykatës shprehet se; ‘konflikti nuk zgjidhet dot sepse prona ndodhet në vrime’. Kjo ka qenë sfida, të gjitha vrimat që kanë dashur një kohë të gjatë për tu mbyllur, do të mbyllen fale teknologjisë”, tha Rama.

Rama: Është themelore të kuptohet se përsa kohë pikë ngritja jonë është BE, volume i punës që duhet bërë është shumë i madh dhe i panegociueshëm. Ata thonë negociata, por në fakt janë detyra shtëpie, sepse ne jemi ata që duam të shkojmë në shtëpinë tyre.

Nëse ne i zbatojmë si duhet këto detyra, ne do të jemi shtet me standardet e BE. E mira e këtij procesi nuk është se do marrim Shqipërinë në Bruksel, por do të fusim Evropën në Shqipëri në të gjithë gjymtyrët e shtetit dhe shoqërisë.

Ne kemi mundësinë të marrim dijen e BE, nga ndërveprimi të hedhim hapa dhe kemi bekimin të jemi mes BE-së. Nëse nuk do të kishim procesin e integrimit dhe BE-në, ne do të duhet ta harronim që mund të vinte një ditë që të bëheshin një vend me këto standarde.

Sot është e mundur të realizojmë ambicien për BE edhe duke plotësuar të gjitha kriteret që lidhen me pronën sepse sot kemi me vete bekimin e kohës falë teknologjisë. Nëse duk do të kishim këtë bekim.

Kadastra duke pasur teknologjinë mund të bëjë hapin e fundit për të mbyllur këtë proces. Nuk është barcaletë, por shembull real. Rasti i një konflikti prone që shkon në gjykatë dhe gjykata disponon hartën. Dhe harta nga palosja kushedi sesa herë, në cepat e palosura kishte vrima dhe vendimi i gjykatës shprehet se; ‘konflikti nuk zgjidhet dot sepse prona ndodhet në vrime’. Kjo ka qenë sfida, të gjitha vrimat që kanë dashur një kohë të gjatë për t’u mbyllur, do të mbyllen fale teknologjisë.

Edhe sistemi i drejtësisë duhet të bëjë shumë më tepër në këtë aspekt. Nëse nuk e bëjmë të gjithë mbetemi një territor ku sistemi nuk e ka mundësinë të ofrojë atë që mund të ofrojë, pasi nuk është e kyçur i gjithë shteti në sistem.

Asistenca teknike e BE-së është shumë e favorshme. Kemi procese pozitive dhe me vende të veçanta. Po sjell rastin e Greqisë, që po bën tani digjitalizimin e Kadastrës. Fakti që Greqia është më përpara dhe ka një ekspertizë, por është edhe në BE, duke patur një kujdesje të posaçme për trajtimin e minoritetit nga ana jonë, dhe Greqia e kërkon të jetë e pandërprerë, ajo që ka prodhuar ngërçe edhe në të kaluarën, është një mundësi, platformë pozitive.

Ky komision dhe çfarë do të dalë do të jetë një kontribut i pazëvendësueshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo e bën kontributin e ekspertëve, historik. Të gjithë ata që u lënduan nga goditjet nga fillimi i procesit, duhet të jenë krenarë për këtë kontribut. Nga eksperienca ime i sprovuar nga balta, mund t’ju them se çfarë nuk ju vret, ju forcon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk shkojmë në BE si Qeveria që i përfaqëson të gjithë"

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë, Rama merr pjesë në Komisionin “Xhafaj”


"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye