MENU
klinika

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye

27.11.2024 - 15:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalimin e tij të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak, duke u shprehur se sakrifica e 330 ditëve dhe mundi, triumfoi dhe u shpërblye.

Berisha: Sot është dita kur dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bën asaj. Sot sakrifica e 330 ditëve, mundi, triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën për vlerat që besojmë, pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mitë dhe është zhytur në errësirë. Kjo është një ditë e mirë për shqiptarët, opozitarët, një ditë shprese. Sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitar, edhe për kundërshtarët e opozitës. Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji dhe kushtetuta dhe Shqipëria.