MENU
klinika

Mediu: Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës

Kreu i PR takon eksponentët e Administratës së re të Trump!

13.11.2024 - 13:05

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka realizuar një sërë takimesh në SHBA me drejtuesit e ri të administratës së Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Në mesazhin e tij, Mediu ka nxjerr fotografitë me eksponentët e rëndësishëm amerikan, që sipas tij do të kenë poste kyçe në administratën e re të Trump.

Mediu ka veçuar fotografitë me Senatorin Rubio, që sipas tij ka një vëmendje të madhe për Ballkanin Kosovën dhe për Shqipërinë. Po ashtu Mediu shkruan se: “Administrata e Re Republikane e Trump po plotësohet për ditë me njerëz të rëndësishëm dhe të njohur të politikës Amerikane. John Ratcliffe me një karrierë të gjatë në Kongres dhe shërbimet inteligjente sot Drejtor i CIA.

Mike Waltz ka punuar sekretarët e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dhe ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sot Këshilltari Sigurisë Kombëtare për Kosovën. Kristi Noem Sekretarja për Sigurinë e SHBA. Lee Zeldin ish kongresmen i New Yorkut mik i shqiptarëve, Administratori i Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit”, thekson ai.

Në mesazhin e tij, Fatmir Mediu shprehet se: “Kam pasur nderin dhe kënaqësinë ti njoh dhe takoj ndër vite në pozicione të ndryshme, sot shqiptaret në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik dhe diasporë të bashkohen në mbështetje të interesave kombëtare të kërcënuara nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina. Të gjithë njohës të rajonit dhe interesave shqiptare. Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës dhe vëllazëria me Serbinë. Çdo qasje si pazar politik do dëmtonte të ardhmen e kombit tonë”.

POSTIMI I PLOTË I FATMIR MEDIUT

Administrata e Re Republikane e Trump po plotësohet për ditë me njerëz të rëndësishëm dhe të njohur të politikës Amerikane

🔹Senatori Marco Rubio ka pasur një vëmendje të madhe për Ballkanin për Kosovën si dhe për Shqipërinë:

🔹Marco Rubio ka qene hapur kundër influencës Ruse, Kineze dhe Iraniane në Ballkan

🔹John Ratcliffe me një karrierë të gjatë në Kongres dhe shërbimet inteligjente sot Drejtor i CIA

🔹Mike Waltz ka punuar sekretarët e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dhe ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sot Këshilltari Sigurisë Kombëtare për Kosovën

🔹Kristi Noem Sekretarja për Sigurinë e SHBA

🔹Lee Zeldin ish kongresmen i Neë Yorkut mik i shqiptarëve, Administratori i Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit.

🔹Kam pasur nderin dhe kënaqësinë ti njoh dhe takoj ndër vite në pozicione të ndryshme, sot shqiptaret në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik dhe diasporë të bashkohen në mbështetje të interesave kombëtare të kërcënuara nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina.

Të gjithë njohës të rajonit dhe interesave shqiptare.

🔹Tirana zyrtare të heq dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës dhe vëllazëria me Serbinë.

🔹Çdo qasje si pazar politik do dëmtonte të ardhmen e kombit tonë

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin