24.11.2024 - 11:00
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me shqiptarët në Londër ditën e sotme.
Kreu i qeverisë ka bërë një postim në rrjetet sociale disa orë para takimit me emigrantët, të caktuar për në orën 12:00.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“