MENU
klinika

Sulmon OKB-në

Lavrov bën krahasimin mes Kosovës dhe Ukrainës

05.11.2024 - 14:23

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov sërish ka bërë një krahasim mes situatës në Kosovë dhe asaj në Ukrainë.

Natyrisht, shtetit të Kosovës dhe atij të Ukrainës, Lavrov vazhdimisht iu është referuar me termin ‘integritet territorial’.

Diplomati rus, njeriu më i afërt i Putinit i është drejtuar me disa kritika dhe këshilla kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka kërkuar nga ky institucion që ‘ta lexojnë Kartën e kësaj organizate në tërësi dhe jo vetëm atë pjesë që ai dëshiron të nënvizojë në kontekstin e krizës ukrainase në lidhje me siç thotë ai integritetin territorial dhe e drejta e kombeve për vetëvendosje’, raporton sot Sputnik.

Në Simpoziumin Ndërkombëtar të Fantashkencës “Ndërtimi i së Ardhmes”, Lavrov kujtoi se Perëndimi, me mbështetjen e plotë të Sekretariatit të OKB-së, kërkon “rivendosjen e Ukrainës” brenda kufijve të vitit 1991, ‘duke iu referuar parimit të Kartës së OKB-së për respektimin për integritetin territorial të shteteve dhe një sërë rezolutash’.

Si shembull i interpretimit joadekuat të Kartës së OKB-së, Lavrov përmendi situatën në Kosovë

“Kur vendet perëndimore e shpallën Kosovën të pavarur në vitin 2008, askush nuk debatoi për këtë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së tha në përfundimin e saj se, nëse një pjesë e vendit vendosë në mënyrë të njëanshme për pavarësinë e saj, pëlqimi i autoriteteve qendrore është nuk kërkohet fare”, theksoi Lavrov.

Lavrov tha se Karta e OKB-së, para se të përmend integritetin territorial, përmban njohjen e të drejtës së kombeve për vetëvendosje, e cila shërbeu si bazë për procesin më të madh në historinë e fundit – procesin e dekolonizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimet e Vuçiç për Kosovën

Çfarë po përgatit presidenti serb? “Veriu në rrezik”

Nga njohja e targave, te shkatërrimi i “Ballkanit të Hapur”

Fitoret e mëdha të amerikanëve nëpërmjet Albin Kurtit në Serbi