MENU
klinika

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

22.11.2024 - 19:40

Pas librit “Manifesti i heroit të përditshmërisë”, përkthyesja Albana Kozeli sjell një përkthim tjetër të Robin Sharma.

Libri “Pasuria që s’e blejnë dot paratë” është botuar në vendin tonë njëkohësisht me botimin në USA. Libri jep mësime me vlerë për të përsosur fatin tënd e për të provuar suksesin e vërtetë, duke mësuar:

si të bëhesh një krijues i momentit të përsosur
pse zgjedhja e bashkëshortit përbën 90% të gëzimit tënd
fuqia e “10000 pyetjeve të darkës”
rregullat bazë të njerëzve autentikisht të pasur
strategjitë madhështore për të realizuar projektin tënd X
mënyrat për të zbatuar fjalët magjike të pasurisë
madheshtia e zhdukjes nga qarkullimi për një vit
si ta vësh të parën ditën tënde të fundit
Libri ka plot ide krejt origjinale, mjete praktike dhe taktika transformuese.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë” do të rrisë thellësisht pozitivitetin, produktivitetin, begatinë dhe qetësinë e përditshme.

Robin Sharma eshte kthyer në një ekspert legjendar të rritjes personale e mentor i famshëm i milionerëve, sportistëve profesionistë dhe krerëve të shteteve.

Sharma është një humanist i respektuar botërisht i cili, për më shumë se një çerek shekulli ka ndihmuar njerëzit të realizojnë talentet e tyre të natyrshme./atsh