Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lirimin nga arresti shtëpiak i kreut të PD-së, Sali Berisha. Sipas tij, entuziazmi që u tregua nga opozita ishte i tepruar.
Në emisionin “Open” në News24, Lubonja ngriti disa hipoteza, ndërsa tha se lirimi i tij është një “ekuacion me shumë të panjohura”.
Fatos Lubonja tha se pyetja e parë që lind është se çfarë ka ndryshuar, kur dukej se ishin të vendosur për ta mbajtur në “arrest shtëpie”.
“Unë ngrita hipotezën ndoshta Strasburgu për ti dalë përpara sepse do të ishte më e rëndë. Ndoshta nuk i leverdis sepse shkon në zgjedhje me të gjithë liderët e opozitës së arrestuar.
Pastaj gjyqtarja mund të ketë një lloj integriteti. Kjo hap temën sa janë të pavarur dhe deri ku janë të pavarur. E kemi thënë që jo të gjithë prokurorët janë njëlloj. Jo të gjithë janë ushtarë.
Këto janë disa hipoteza, por mendimi im është që entuziazmi që tregon Berisha më duket i tepruar. E para, nuk është aq e thjeshtë që ky sistem që është ngritur të dorëzohet kaq shpejt”, tha ndër të tjera Lubonja.