MENU
klinika

“Më kallëzon herë pas here i njëjti person“

Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: Nuk shqetësohem!

01.11.2024 - 14:20

Deputeti i PD, Luan Baçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas një kallëzimi për fshehje pasurie nga biznesmeni Aredin Behari.

Para gazetarëve ai tha se u pyet për një çështje që ishte mbyllur më parë, por ishte kallëzuar sërish.

“Jam në transparencë të plotë, nuk është risjellë çështja, por u kallëzova sërish. Nuk jam i shqetësuar, u rikallëzova nga i njëjti person mjeran, çështja është mbyllur. Pasuria ime është hetuar me muaj të terë dhe më pas çështja u mbyll”, tha ai.