MENU
klinika

“Bitcoin rritet me një shifër rekord”

Një fitore e mundshme e Trump sjell lëvizje në tregun amerikan

06.11.2024 - 10:25

Rezultatet paraprake në SHBA, po tregojnë se ish-presidenti Donald Trump është drejt marrjes së një tjetër mandati në Shtëpinë e Bardhë, dhe mesa duket, kjo po ndikon te investitorët global. Siç raportojnë mediat e huaja, Bitcoin është rritur me në një shifër rekord në tregtinë aziatike pasi investitorët duket se po e vlerësojnë gjithnjë e më shumë një fitore të Donald Trump.

Kriptomonedha më e njohur në botë, u rrit 7% në 75,060 dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në mars. Dollari u rrit gjithashtu 1.5% kundrejt euros dhe jenit në tregjet aziatike, gjithashtu në perspektivën e një fitoreje të Trump. Rritja e dollarit bëri që homologët në mbarë botën të bien, me euron që ra më shumë se 1%. Jeni, dollari australian dhe franga zvicerane gjithashtu ranë më shumë se 1%, ndërsa humbjet në peson meksikan arritën në 2%.

ProfitSence Logo

“Forca e dollarit për shkak të përmirësimit të shansetve të Trump në numërimin e parë të votave po dëmton me të vërtetë peson meksikane, euron dhe jenin”, tha Charu Chanana, kryestrategu i investimeve në Saxo Markets në Singapor. “Likuiditeti i pakët në tregjet e hershme aziatike dhe emocionet nga rezultatet e hershme kanë nxitur lëvizjet e tregut drejt çmimeve me shanse më të larta të Trump”, tha ai.

Ndërkohë, çmimet e naftës ranë, pasi pasiguria ende mbizotëronte. Nafta e papërpunuar amerikane humbi 23 cent në 71.66 dollarë për fuçi, ndërsa Brent i Detit të Veriut ra 39 cent në 75.14 dollarë për fuçi.